Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Armët bërthamore do përdoreshin nga Al Kaeda
English

SHBA: Armët bërthamore do përdoreshin nga Al Kaeda

Uashington, 12 prill, NOA - Në qoftë se armët bërthamore bien në duart e terroristëve të Al Kaedës, ata nuk do të hezitojnë t'i përdorin ato.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije presidenti amerikan Barak Obama, i cili e ka quajtur terrorizmin bërthamor si rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare, ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, theksoi se shqetësimi më i madh i botës sot për sigurinë bërthamore është se materiale të tilla mund të bien në duart e grupeve terroriste si Al Kaeda.

Këto deklarata u bënë prej tyre në prag të samitit për sigurinë bërthamore, i cili zhvillohet sot dhe nesër dhe ku janë ftuar presidentët dhe kryeministrat e 47 vendeve.

Në qendër të vëmendjes në takimin dyditor do të jetë parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe sigurimi i materialeve nukleare ushtarake dhe civile.

"Fatkeqësisht kemi një situatë kur në mbarë botën po humbasin sasi të mëdha materialesh bërthamore. Prandaj objektivi qendrori i këtij samiti është vendosja e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e reduktimit të materialit nuklear në një kornizë të caktuar kohore dhe me një plan specifik", tha në lidhje me një fakt të tillë, presidenti amerikan.

n.e/NOA

KOMENTE