Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyqi ndaj Albin Kurtit, u mbajt seanca e radhës
English

Gjyqi ndaj Albin Kurtit, u mbajt seanca e radhës

Prishtinë, 13 prill, NOA - U mbajt sot seanca e pestë në kuadrin e procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit, kreut të lëvizjes Vetëvendosje, ku Eulex për herë të parë siguroi të gjithë bashkëpunëtorët e nevojshëm për vazhdimin e këtij gjykimi.

"Pas refuzimit të Ramiz Krasniqit dhe Musa Dragushës për t'iu bërë argatë të Eulex në këtë padrejtësi kundër Albinit dhe Vetëvendosjes, Eulex më në fund, e gjeti një avokat të gatshëm në këtë proces", pohojnë drejtuesit e Komitetit të Vetëvendosjes për Politikë dhe Çështje Juridike.

"Fillimisht, kryesuesi i Panelit, Ferdinando Buatier de Mongeot prezantoi avokatin e ri mbrojtës dhe kërkoi që seanca të shtyhej për të enjten, meqë avokati i caktuar kishte kërkuar t'i jepet kohë e mjaftueshme për studimin dhe analizimin e materialit dhe lëndës së rastit. De Mongeot aty për aty lajmëroi se Musa Dragusha ka refuzuar ta marrë rolin e avokatit mbrojtës për Albinin, dhe tha se tash e tutje do të jetë Avni Gjakova që e ka pranuar këtë rol", komentohet seanca e sotme e gjyqit kundër Albin Kurtit.

Pas kësaj fjalën e mori vetë Avni Gjakova, i cili në pjesën e parë të fjalimit që mbajti i pati pesë minutat e tij të patriotizmit, duke argumentuar që është shqiptar.

Pastaj deklaroi se kjo që po ndodh me rastin e 10 shkurtit është shndërruar në"tragji-komedi".

Në fund, pas diskutimeve, paneli gjykues e shtyu seancën e ardhshme për të enjten ndërsa De Mongeot tha se do të merren të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar praninë e Albin Kurtit në seancën e ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE