English

Miratohet kalimi i pronësisë për 4102 parcela të objekteve informale

Tiranë, 13 prill, NOA - Rreth një milion metra katror sipërfaqe, në të cilat janë ndërtuar objekte informale, kanë kaluar në pronësi të ndërtuesve të objekteve. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe bëhet fjalë për 4102 parcela të objekteve informale, me një sipërfaqe të përgjithshme trualli prej 1 342 214 metra katror.

Sipas materialit që shoqëron aktin e qeverisë, vendimi merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informate dhe ALUIZNI.

Në këtë proces janë përfshirë dhe njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizimin e tyre.

m.xh/NOA

KOMENTE