Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE kërcënon qeverinë shqiptare: Nuk hyni në Evropë po diskriminuat gay-t
English

BE "kërcënon" qeverinë shqiptare: Nuk hyni në Evropë po diskriminuat gay-t

Tiranë, 14 Prill NOA - Bashkimi Europian "kërcënon" qeverinë shqiptare duke paralajmëruar se nuk do të ketë integrim, në BE nëse do të diskriminohen homoseksualët dhe duke vlerësuar se kjo duhet bërë me zbatim ligjesh dhe jo me fjalë.

"Parimet e trajtimit të barabartë janë vlera themelore të BE-së", thuhet në një komunikatë të lëshuar para pak çastesh nga selia e Bahskimit Evropian në Tiranë dhe theksohet: ""Implementimi efektiv i këtyre vlerave në Shqipëri është thelbësor për realizimin e perspektivës së saj Europiane, ashtu siç deklarohet në Raportin e Progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë".

Në deklaratën e posaçme, thuhet se "Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e tij për rastet e fundit të homofobisë dhe diskriminimit bazuar në orientimin seksual".

Në komunikatë evidentohet se "ngjarjet në Lezhë si dhe debati publik dhe kritika mbi publikimin e një serie librash që synojnë futjen e perspektivës gjinore në sistemin edukativ nga OJF-ja Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, bënë që BE-ja të rikujtojë se Traktatet e BE-së ndalojnë çdo lloj diskriminimi bazuar në orientimin seksual".

Njëkohësisht në deklaratë theksohet se "parimet e trajtimit të barabartë si dhe fuqizimi i grave janë vlera themelore të BE-së".

"Implementimi efektiv i këtyre vlerave në Shqipëri është thelbësor për realizimin e perspektivës së saj Europiane, ashtu siç deklarohet në Raportin e Progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë", - përmbyllet deklarata e sapombërritur.

e.r/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Uidhers: Nuk po mbroj Big Brother, jam ambasador i SHBA

Policia e Lezhës: Arratia e familjes së homoseksualit, një mashtrim

Prefekti Dajçi: Familja e Klodit, 5 vjet që s'është në Lezhë

Apeli: Qeveria të mbrojë jetën dhe familjen e Klodit të Big Brother!

Familja e Klodit, shpërngulet nga Lezha

Gay, nis lufta e opinionistëve

Në Lezhë, protestë kundër homoseksualëve

LGBT: Homoseksualët diskriminohen

KOMENTE