English

Falsifikonin pasaporta greke, arrestohen tre persona

Mitrovicë, 14 prill, NOA - Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me akuzën për falsifikim dokumentesh. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë dhe të arrestuarit janë, Nexhat. A, Mirsad. J dhe Gëzim. H. Ndalimi i tyre është bërë pas kontrollit që policia ka bërë ndaj shtetasit maqedonas Nexhat. A. Në makinën e tij, forcat e policisë së Kosovës kanë gjetur një pasaportë falso si dhe disa dokumente të tjera.

Ndalimi i tij është bërë në fshatin Koshtovë të Mitrovicës. Dokumentet në sekuestruara nga policia janë: një pasaportë greke me fotografi në emër të një personi tjetër; kartë identiteti, një vulë si dhe disa fotografi të personave të ndryshëm.

Pas marrjes në pyetje të shtetasit maqedonas, Policia e Kosovës ka bërë dhe arrestimin e dy personave të tjerë.

Policia sqaron se shtetasit Mirsad. J dhe Gëzim. H ishin personat që do të merrnin dokumentet.

m.xh/NOA

KOMENTE