Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Korrupsioni nuk është luftuar siç duhet
English

Feith: Korrupsioni nuk është luftuar siç duhet

Prishtinë, 14 prill, NOA - Qeveria e Kosovës duhet t'i kthejë fjalët në vepra sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Prishtinë, Piter Feith, sipas të cilit, adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e imazhit të Kosovës jashtë, por dhe me pritjet që ekzistojnë brenda vendit.

Deklaratat e Piter Feithit u bënë gjatë një paraqitje në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Evropiane në Dublin të Irlandës.

"Populli në Kosovë e ndjen se janë marrë masa të pamjaftueshme kundër korrupsionit, ndaj presin më shumë", tha Feith lidhur me një fakt të tillë.

Ndër të tjera, përfaqësuesi më i lartë ndërkombëtar në Kosovë theksoi rëndësinë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Mbijetesa e projektit të pavarësisë tashmë po përballet me një provë kritike dhe Kosova shpreson që vendimi do të jetë së paku i baraspeshuar, të ketë elementë pozitivë në mënyrë që të arrihen njohje të mëtejshme dhe qasje më e mirë në organizmat ndërkombëtare, çfarë do të mund të ndihmojë zhvillimin socio-ekonomik", tha Feith.

n.e/NOA

KOMENTE