English

Fituan 15 milionë euro në lotari, e mësojnë vetëm pas 4 muajsh

Izrael, 15 Prill NOA - Një çift izraelit arriti të kuptonte vetëm pas katër muajsh se kishin fituar një lotari e cila kishte si çmim një shifër prej 15 milionë eurosh.

I zoti i kësaj bilete i bindur se nuk kishte fituar ishte bërë gati për ta hedhur atë në koshin e plehrave por, shtysa që i dha kolegu i tij i punës për të verifikuar këtë biletë bëri që diçka e tillë të mos ndodhte.

Ditën e sotme çifti është parë të dilte nga shtëpia e tyre i maskuar në drejtim të marrjes së çekut prej 15 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE