English

Fule: Beogradi s'duhet të zgjedhë mes BE dhe Kosovës

Bruksel, 14 prill, NOA - Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule, ka përsëritur se nuk ekziston ndonjë lidhje mes rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe çështjes së Kosovës, por ka theksuat se Komisioni Evropian pret që vendi kandidat të ketë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje nëse dëshiron të përparojë drejt BE-së.

Sipas Fules, Pyetësori i Komisionit Evropian për kandidaturën e Serbisë do të jetë neutral sa i përket Kosovës.

"Përmbajtja e Pyetësorit do të tregojë qartë se Komisioni Evropian karshi statusit të Kosovës është neutral. Nuk ka ndërlidhje në mes të zgjidhjes së marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës dhe hapave të ardhshëm të Serbisë në integrimet evropiane. Do të tregojmë në Pyetësor që në asnjë mënyrë nuk e detyrojmë Beogradin që të përcaktohet midis rrugës së anëtarësimit në BE dhe synimeve që Kosova të jetë pjesë e Serbisë", është shprehur Fule.

n.e/NOA

KOMENTE