Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, 15 shqiptarë sulmojnë një polic dhe e plagosin rëndë
English

Greqi, 15 shqiptarë sulmojnë një polic dhe e plagosin rëndë

Athinë, 14 Prill NOA - Një grup shqiptarësh kanë vënë në mes një polic grek dhe e kanë zhdëpur më dru duke bërë që pak minuta më vonë viktima i tyre të përfundojë në spital me plagë serioze, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në orën 01.00 të ditës së sotme, në rrugën "Kambani" të zonës së Shën (Agjio) Pandelimonës në kryeqytetin grek.

Sipas të dhënave policore, një grup prej 15 shqiptarësh në këtë orë të vonë të natës ishte mbledhur në trotuarin përbri rrugës dhe ishin duke folur mes tyre.

Por tonet ishin herë pas here të larta dhe banorët përreth po ankoheshin se nuk flinin dot gjumë.

Një prej banorëve ka qenë edhe një polic grek 58 vjeçar i cili ka dalë nga shtëpia dhe u është afruar të rinjve shqiptarë, që të gjithë të moshës nga 18 deri 25 vjeç.

Duke shkuar tek grupi i të rinjve, ai u ka kërkuar që të mos flasin me zë të larta, por duket se gjakrat janë nxehur nga të bërtiturat e grekut dhe irritimi i shqiptarëve.

Pasi e kanë zhdëpur që të gjithë më dru, njëri prej tyre e ka tërhequr deri te xhami i vitrinës së një dyqani pranë trotuarit dhe ia ka përplasur kokën me rezultat plagosjen e rëndë të 58-vjeçarit dhe thyerjen e vetratës së dyqanit.

Polici i dëmtuar u dërgua shpejt në spital, pasi kolegët e tij ishin njoftuar ndërkohë nga banorë të tjerë që panë skenën e rëndë.

Policia tha se në vendngjarje nuk gjeti asnjë prej 15 shqiptarëve që banorët dëshmuan se plagosën në grup policin fqinjë me to.

Kërkime kanë nisur përpjekjet për lokalizimin e tyre, por hetimi ka nxjerrë se pjesa më e madhe ishin banorë të zonës ku ndodhi ngjarja, Agjio Pandelimona.

n.s/NOA

KOMENTE