Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, zyrtarët më të lartë nuk deklarojnë pasurinë
English

Kosovë, zyrtarët më të lartë nuk deklarojnë pasurinë

Prishtinë, 14 prill, NOA - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit tha se 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, megjithëse afati ligjor ka përfunduar më 31 mars 2010."Numri i zyrtarëve të lartë, të cilët e kanë obligim të deklarojnë pasurinë janë 1560. Nga numri i përgjithshëm, 1374 e kanë deklaruar ndërsa 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë", njoftoi agjencia.

Në mesin e zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, dy zëvendëskryeministrat dhe 16 nga 17 ministrat e qeverisë.

Nga institucionet, numri më i madh i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në Qeveri.

NOA

KOMENTE