English

Mori para' për një çertifikatë pronësie, në pranga juristi

Elbasan, 14 prill, NOA - Një jurist mori para nën dorë për t'i nxjerrë qytetari çertifikatë pronësie për tokën në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në qarkun e Elbasanit, por është identifikuar nga forcat e policisë së këtj qyteti dhe është vënë menjëherë në pranga.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke pohuar se arrestimi u finalizua në kuadrin e operacionit të koduar "Bradasheshi 2010".

Të arrestuarit janë Arsim Berisha, 28 vjeç, me detyrë jurist në Këshillin e qarkut Elbasan, i cili i ka marrë personit me inicialet S.B, një sasi parash prej 200.000 lekë për t'i nxjerre këtij të fundit çertifikata të pronësisë për tokën.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv", e cila parashikohet nga neni 259 i Kodit Penal.

Ndërsa i ndaluari tjetër është Skënder Balla, 23 vjeç, lindur në fshatin Bradashesh dhe banues në Elbasan; pasi është kapur në flagrancë duke i dhënë të lartpërmendurit sasinë e lekëve prej 200 mijë lekëve.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", të cilat parashikohen nga nenet " 259 e 244 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE