English

Presidenti Topi në Maqedoni, takim me autoritetet e larta

Shkup, 14 prill, NOA - Presidenti Bamir Topi vijon sot vizitën e tij zyrtare, të iniciuar që dje në Republikën e Maqedonisë, ku bëhet me dijeni se do të zhvillojë një takim me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivavov.

Pas këtij takimi, dy delegacionet respektive zyrtare do të vihen përballë njëri-tjetrit, ku në qendër të bisedimeve të tyre do të jenë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta euro-integruese.

Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se presidenti Topi së bashku me maqedonasin Ivanov do të marrin pjesë dhe do të përshëndesin në Forumin Ekonomik të biznesit maqedonas-shqiptar i cili do të zhvillohet në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.

Ndërkaq, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, Topi do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski; kryeparlamentarin Trajko Veljanoski; me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi; me ish-presidentin Branko Cervenkovski etj.

n.e/NOA

KOMENTE