English

Tritol shtëpisë së kreut të qarkut Kukës

Kukës, 14 prill, NOA - Shtëpia e kryetarit të qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka, është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se shpërthimi në fjalë është shkaktuar nga aktivizimi i një sasie lënde eksplozivi e llojit tritol, e cila ishte vendosur pranë shtëpisë së zyrtarit të lartë.

Por për fat të mirë, në shtëpinë e kryetarit të qarkut të Kukësit janë shkaktuar vetëm materiale dhe asnjë i lënduar, megjithëse siç deklaroi vetë Bruka për mediat, në momentin e shpërthimit, gjendeshin në shtëpi të gjithë pjesëtarët e familjes.

Sipas policisë së qytetit verior e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, banesa e Shefqet Brukës është tronditur nga shpërthimi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaqet dhe autorët e këtij akti nuk janë zbuluar ende. Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjithë elementët e mundshëm të ngjarjes. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE