Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompanitë ajrore: Vullkani, po humbasim 200 milionë USD në ditë
English

Kompanitë ajrore: Vullkani, po humbasim 200 milionë USD në ditë

Romë, 17 prill, NOA - Kompanitë ajrore botërore po pësojnë një dëm të madh financiar për shkak të pengesave të mëdha të shkaktuara nga mjegulla e hirit vullkanik të Islandës, i cili ditët e fundit po shpërndahet në gjithë Evropën.

Drejtuesit e tyre deklarojnë se ato kanë një humbje prej së paku 200 milionë dollarësh në ditë, për shkak të anullimit të fluturimeve të parashikuara.

Ndërkaq, lidhur me një fakt të tillë, Organizata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) me seli në Gjenevë, thotë se kompanitë ajrore do të ballafaqohen me humbje plotësuese për shkak të udhëtarëve që kanë mbetur të bllokuar në aeroporte dhe të aeroplanëve që nuk po nisen në itinerarët e përcaktuar.

Kjo organizatë që përfaqëson 230 kompani, thotë se e ka formuar një qendër të krizës në Montreal të Kanadasë, për të ndihmuar në koordinimin e kontrollit të trafikut ajror.

Ndërkaq, dje Eurocontrol ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve për një sërë vendesh dhe aeroportesh të rëndësishme evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE