English

Kriza politike, Meta: PS të drejtohet në gjykata

Berat, 17 prill, NOA - "Lëvizja Socialiste për Integrim është garanci për qeverisjen e vendit". Me këto fjalë u është drejtuar, kryetari i Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, anëtarëve të LSI-së në një takim të zhvilluar sot në qytetin e Beratit.

Kryetari i LSI-së është ndalur në procesin e qeverisjes dhe angazhimin e LSI-së për liberalizimin e vizave dhe në integrimin evropian. Duke theksuar rëndësinë e procesit të heqjes së vizave, Meta u shpreh i sigurt në liberalizimin e tyre brenda këtij viti.

Gjithashtu, kreu i LSI-së foli dhe për procesin e riorganizimit dhe përgatitjes së LSI-së për zgjedhjet lokale. Në këtë pikë, ai shtoi se LSI-ja është gati për të nisur takimet dhe konsultimet me bazën për këto zgjedhje.

Kryetari i LSI-së, gjatë fjalës së tij në Berat ka folur dhe mbi zhvillimet politike dhe krizën e shkaktuar nga Partia Socialiste. Ai ka ritheksuar dhe një herë qëndrimin për zhvillimin e debatit në Kuvend dhe gjetjen e zgjidhjes për kresat e PS-së në bazë të hapësirave kushtetuese.

Sipas tij, Partia Socialiste duhet ti drejtohet gjykatave për të zgjidhur problemet e saj dhe jo mazhorancës.

m.xh/NOA

KOMENTE