English

Maradona zgjedh lojtarët e botërorit

Buenos Aires, 17 prill, NOA - Trajneri i kombëtares së Agjentinës, Diego Armando Mardona ka zgjedhur emrat që do të përfaqësojnë Argjentinën në kampionatin botëror të futbollit. Nuk bëhet fjalë për kompletim të gjithë ekipit, por për piketimin e emrave kryesor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Diego Maradonës, i cili u shpreh se janë zgjedhur 20 nga 23 lojtarët që do të thirren në ekip për botërorin.

Ndërsa në një intervistë për median argjentinase, Maradona konfirmoi dhe emrat e parë të ekipit. Ndër ta ishin, Sergio Aguero, i cili luan aktualisht me Atletikon e Madridit.

Sulmi i skuadrës argjentinase do të përfshijë lojtarët si Messi e Tevez, të cilët luajnë në skuadrën e Mançesterit. Ndërsa për vendin e tretë të sulmit, Maradona është duke menduar mes Militos, Lavezit dhe Martin Palermos.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE