English

Sekuestrohen 160 kg marijuanë në Kapshticë

Kapshticë, 17 [prill, NOA - Plot 160 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga agjentët e seksionit të antidrogës, të cilët pohojnë se kanë zhvilluar një operacion në kërkim të sasisë së konsiderueshme të drogës, bazuar në informacionet e marra paraprakisht në rrugë operative.

Më tej, mësohet se droga ishte fshehur në një makinë dhe kishte si destinacion Greqinë, ndërsa forcat policore arrestuan edhe tre persona, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.

n.e/NOA

KOMENTE