Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqatat joqeveritare në Maqedoni, paralajmërojë protesta
English

Shoqatat joqeveritare në Maqedoni, paralajmërojë protesta

Shkup, 17 prill, NOA - Dhjetëra shoqata joqeveritare shqiptare janë gati për të finalizuar fillimin e protestave masive në Shkup dhe qytete tjera të ish-republikës maqedonase të Jugosllavisë, FYROM, kundër politikës diskriminuese që po mbizotëron në këtë vend.

"Projekti Shkupi 2014, hapja e rasteve të Hagës, rasti i Sopotit, rastet e montuara që mbajnë në burg ish-pjesëtarë të UÇK-së si dhe planet e tjera diskriminuese kryesisht qeveritare, do të jenë elementet bazë të protestës", bëjnë të ditur nga dy shoqatat joqeveritare "Illyricum Libertas" dhe "Realiteti".

Pranë bashkimit me to është edhe Bashkësia Fetare Islame, por edhe familjarët e të burgosurve dhe të dënuarve shqiptarë nga radhët e ish-UÇK-së

Shoqatat joqeveritare shqiptare sot pritet të vendosin për organizimin e protestave masive anti-diskriminimit shqiptar në Maqedoni.

Kryetari i organizatës "Illyricum Libertas", Valon Kurtishi ka konfirmuar parapërgatitjet për protestat.

"Është mbajtur mbledhje me rreth 20 organizata joqeveritare, ku po diskutojmë diskutuar lidhur me organizmin e një proteste mbarëkombëtare. Për të shtunën kemi mbledhjen e radhës dhe do të përcaktohet gjithçka me kohën e mbajtjes, synimin dhe kërkesat për sensibilizimin e opinionit kundër diskriminimit. Por qëllimet e saj dihet domethënë është rasti i Sopotit, Shkupi 2014, edhe shumë probleme tjera që na shqetësojnë kohën e fundit", ka nënvizuar për agjencinë e lajmeve INA, Valon Kurtishi, duke paralajmëruar se protesta do të zhvillohet para institucioneve relevante në Maqedoni.

Konfirmimi për mbajtjen e saj ka ardhur edhe nga OJQ "Realiteti", ku drejtuesit e saj theksojnë për masivizim më të madh dhe solidarizim edhe nga institucione të tjera, por duke shtuar se protestat në asnjë rast nuk do të politizohen. "Jemi në koordinim dhe informacionet publike do ti bëjmë gjatë kësaj fundjave", ka theksuar kryetari i kësaj shoqate, Valon Bela.

Nga zërat e para të mbështetjes flitet edhe bashkëngjitja e institucioneve fetare, ndër të cilat përmendet edhe Bashkësia Fetare Islame. " Neve nuk na ka ardhur ende asnjë shkresë lidhur me këtë protestë. Por gjithsesi se do t'i bashkangjitemi nëse është kundër politikës diskriminuese që mbizotëron", ka nënvizuar sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri.

Protesta do të ketë mbështetjen edhe të gjithë familjarëve të të burgosurve, të arratisurve dhe personave të dënuar që vijnë nga radhët e ish-UÇK-së. Nga shoqatat joqeveritare kanë theksuar se dështimi i partive politike ka nxitur reagimin e tyre për të shprehur revoltën për zhvillimet aktuale dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE