Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: PS do luftojë ballë për ballë me Berishën e Metën
English

Tahiri: PS do luftojë ballë për ballë me Berishën e Metën

Tiranë, 17 prill, NOA - Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta nga qytetit i Beratit, ku akuzoi selinë rozë për dëmtim të procesit të integrimit të vendit.

Deputeti i PS-së, Simir Tahiri u shpreh se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të larguar qeverisjen aktuale. Sipas tij, integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja, jo opozita.

"Opozita do liri, demokraci, punësim e integrim për të gjithë, e do luftojë ballë për ballë me pushtetin e Sali Berishës e Ilir Metës për t'i dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndalur rrënimin ekonomik", tha ai.

Tahiri u shpreh se opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sipas tij "kanë marrë peng demokracinë".

Deputet i PS-së shtoi se Berisha dhe Meta. "kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet".

m.xh/NOA

KOMENTE