English

Vullkani bllokon Europën, anulohen 16 mijë fluturime

Bruksel, 17 prill, NOA - Janë 16 mijë fluturime nga 22 mijë në total që janë anuluar gjatë ditës së sotme në gjithë Europën. Organizata Europiane për Sigurinë e Transportit Ajror konfirmon se shumica e lëvizjeve ajrore në kontinent janë bllokuar si pasojë e hirit të vullkanit që ka shpërthur në Islandë.

Organizata shton se edhe për 24 orët e ardhshme nuk pritet të ketë përmirësim të situatës. Veriu dhe qendra e Europës janë dhe zonat më të prekura nga anulimi i fluturimeve.

Për të shmangur efektet e pezullimit të fluturimeve nga aeroportet evropiane, autoritetet kanë kërkuar shtimin e oraret të trenave për të siguruar në këtë mënyrë lëvizjen normale të qytetarëve.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE