Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillohet Konkursi Kombëtar i Anglofonisë
English

Zhvillohet Konkursi Kombëtar i Anglofonisë

Tiranë, 17 prill NOA - Konkursi Kombëtar i Anglofonisë i organizuar nga ESU Albania është zhvilluar këto ditë ku kanë dorëzuar punimet e tyre rreth 1500 nxënës nga disa gjimnaze dhe Universitete të Tiranës dhe Durrësit.

Kurse dje në ambientet e ESU u zhvillua gjysmëfinalja e Konkursit, ku 35 më të mirët u trajnuan për të përmirësuar fjalimin e tyre i cili është në anglisht.

English Speaking Union në Botë është e organizuar nën kujdesin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabet e II-të. Unioni Anglisht folës- Anglofonia në Shqipëri (English Speaking Union -Albania - ESU) është pjesë e Anglofonisë botërore (ESU) me qendër në Londër. President nderi për Shqipërinë është Kryeministri, z. Sali Berisha.

Anglofonia prezente në vendin tonë prej gati një viti, po nxit të rinjtë dhe grupmoshat e tjera për masivizimin e gjuhës angleze në vendin tonë.

Aktiviteti më i rëndësishëm vjetor është gara ndërkombëtare e Unionit për të rinjtë. Shqipëria do të përfaqësohet për të dytin vit radhazi në Londër me fituesin e saj.

"Ne shpresojmë se kandidati ynë do të jetë fituesi i këtij viti në planin ndërkombëtar dhe do të ketë fatin të marrë çmimin e lartë nga dora e Mbretëreshës Elizabet në Pallatin Madhështor të Buckingham në Londër. Fituesi fiton bursë për studime të mëtejshme në Britaninë e Madhe', - thanë organizatorët.

Sakaq më datë 29 prill ora 15:00 do të zhvillohet Finalja e Konkursit Kombëtar të Anglofonisë në sallën e Konferencave pranë ambienteve të ESU në Tiranë.

Juria e vlerësimit përbëhet nga Profesorë të Anglishtes, përfaqësues të komunitetit Britanik në Shqipëri, Ambasada Britanike, Amerikane dhe drejtues të Organizatave Ndërkombëtare rezidente në Shqipëri. Juria do të përzgjedhë anglishtfolësin më të mirë i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Ndërkombëtar të Anglofonisë -(ESU Botërore) në Londër, që do të mbahet në datën 17-21 Maj 2010.

e.n/NOA

KOMENTE