Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha rikthehet në Shqipëri: Përshkova 7 shtete që të vij sa më parë
English

Berisha rikthehet në Shqipëri: Përshkova 7 shtete që të vij sa më parë

Muriqan - Tiranë, 19 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në territorin shqiptar në rrugë tokësore pasi përshkoi me makinë plot shtatë shtete deri në mbërritjen në Tiranë në minutat e para të ditës së Hënë.

Kur u fut në vendkalimin kufitar me Malin e Zi, Muriqan, Berisha dha një prononcim për mediat ku pohoi se "udhëtimi ishte i gjatë, jo pa lodhje, por motivi i tij ishte shumë më i fuqishëm".

Berisha ndoqi një itinerar të gjatë prej afro 2 400 kilometrash duke nisur nga Brukseli në Gjermani dhe më pas në Vjenë ku qëndroi të Shtunën.

"Motivi i këtij udhëtimi ishte shumë i fuqishëm. Për mua e rëndësishme ishte që të ndodhesha një minutë e më parë në Shqipëri, bëra më të pamundurën që ta realizoj këtë në kushte të veçanta. Natën e mirë, ju falënderoj shumë", - deklaroi Berisha.

Në kryeqytetin e Austrisë, Berisha qëndroi në hotel "Grand ku u takua me Nanon.

Në orët e para të së Dielës, Berisha dhe njerëzit që e shoqëronin udhëtoi sërish me makinë, duke u futur në Slloveni dhe më tej duke u ndalur pak orë në Kroaci. Këtu Berisha ka qëndruar në bregdetin dalmat.

Më tej, kreu i qeverisë udhëtoi edhe në Bosnje Hercegovinë, për të vijuar në orët e mbrëmjes me Malin e Zi, deri sa mbërriti në Muriqan ku edhe foli për mediat.

Berisha në prononcimin e tij pas hyrjes në tokën shqiptare tha: "Qiejt u bllokuan, rrugët ishin të lira. Unë zgjodha rrugët për të ndarë sa më shpejt që të jetë e mundur gëzimin dhe kënaqësinë e një suksesi historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, e një suksesi në të cilën qytetarët e Shqipërisë, zyrtarët e saj, miqtë e Shqipërisë, kanë kontributin e tyre të madh".

Duke pranuar se kishte zhvilluar takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Berisha konfirmoi se "po, unë në Vjenë takova shefin historik të së majtës shqiptare zotin Fatos Nano", por shtoi: "Do të më lejoni që t'ju informoj nesër gjithçka me hollësi, si për Brukselin dhe takimet e mia në Bruksel, ashtu edhe për udhëtimin tim deri në Muriqan, në të gjitha aspektet e tij".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE