English

Ceremonia mortore e presidentit të Polonisë

Krakov, 18 prill, NOA - Arkivolet me trupat e pajetë të presidentit të Polonisë, Leh Kazcinski, dhe të bashkëshortes së tij kanë arritur në Krakov, për varrim në Katedralen historike të këtij qyteti.

Çifti bashkëshortor, së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi, më 10 prill. Shumë liderë botërorë janë detyruar të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Polonisë, Leh Kazcinski, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, të shkaktuar nga hiri vullkanik në Islandë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Nikollas Sarkozi, princi britanik Çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl dhe presidenti Bamir Topi, janë disa nga liderët, që nuk do të mundën të marrin pjesë në varrim në qytetin Krakov në Poloni.

Por pavarësisht anulimeve të pjesëmarrjes, nuk janë të pakt personalitetet që kanë marrë pjesë në ceremoni. Mes tyre janë edhe Fatmir Sejdiu, president i Kosovës, presidenti rus, Dmitri Medvedev, presidenti gjerman, Horst Këler, e shumë të tjerë.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE