Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reja vullkanike, avionët fluturim në lartësi 10.000 metra
English

Reja vullkanike, avionët fluturim në lartësi 10.000 metra

Berlin, 18 prill, NOA - Pas anulimit të 36.000 fluturimeve për arsye të resë gjigante të vullkanit mbi Evropë sa vjen e shtohet pakënaqësia në lidhje me bllokimin e hapësirës ajrore. Kryetari i kryesisë së shoqërisë Air Berlin Joachim Hunold si dhe Lufthansa Gjermane, KLM holandez dhe Austrian Airlines dyshojnë që reja e hirit nga Islanda të përbëjë ende rrezik për qarkullimin ajror.

Ata kritikojnë se mbyllja e hapësirës ajrore u krye vetëm mbi bazën e të dhënave të një simulimi në kompjuter. Sipas të dhënave të zëdhënësit të Lufthansës Klaus Walther 10 avionë të mëdhenj të sipërmarrjes fluturuan dje nga Mynihu në Frankfurt.

Avionët u kthyen të padëmtuar prej lartësisë 8.000 metra, tha ai. Madje avionë të KLM-it u ngjitën për qëllime provash në lartësinë e lejuar të fluturimit prej 10.000 deri 13.000 metrash.

Edhe këtu nuk pati dëmtime sipas të dhënave të një zëdhënësi. Shumica e vendeve evropiane e zgjatën dje bllokimin e hapësirës ajrore deri sot në mesditë. Njëherë për njëherë në Gjermani avionët nuk mund të ngrihen dhe as të ulen deri në orën 18:00.

NOA/DW

KOMENTE