English

Tërmet 5.6 shkallë Rihter mes Guatemalës dhe Meksikës

Meksiko, 18 prill, NOA - Një tërmet me magnitudë 5.6 e shkallës Rihter është regjistruar sot ndërmjet Guatemalës dhe rajonit të Chiapasit në Meksikë në orën 7.30 sipas orës lokale.

Epiqendra e tërmetit, siç vuri në dukje shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) është regjistruar 23 kilometra në lindje të Suchiates, në shtetin meksikan të Chiapas dhe 35 km në perëndim të rajonit Retalhuleu në Guatemalë.

Për momentin, nuk bëhet fjalë për dëme materiale apo në njerëz.

a.k/NOA

KOMENTE