Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Ndërkombëtarët të hetojnë krimet e luftës
English

Vetëvendosje: Ndërkombëtarët të hetojnë krimet e luftës

Prishtinë, 18 prill, NOA - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj qëndrimit të krerëve të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, lidhur me gjuajtjen me vezë të avokatit të caktuar për mbrojtjen e Albin Kurtit. Komiteti i Vetëvendosjes për Politikë dhe Çështje Juridike ësht shprehur se autoritete e huaja në Kosovë kanë dalë në mbrojtje të strukturave paralele.

"Ata nuk kanë reaguar deri sot asnjëherë ndaj strukturave paralele të Serbisë, kur këto çdo ditë shkelin çdo ligj dhe Kushtetutën. Kurrë asnjëri prej tyre nuk e kanë dënuar ndonjëherë ardhjen e figurave serbe, të cilat e manipulojnë pakicën serbe, duke ua premtuar kthimin e Kosovës në Serbi", thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes për qëndrimin që mbajtën djePërfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon dhe kryesuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi.

Në deklaratë theksohet se ndërkombëtarët në Kosovë duhet të mendojnë më parë për dënimin e krimeve të luftës që janë bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe më pas të reagojnë për një gjyq të sajuar.

"Feith, Kermabon e Davidd, meqë po na shesin dushk për gogla me retorikë boshe për sundim të ligjit dhe drejtësi, qytetarët e Kosovës i pyesin: çfarë po bën gjyqësori për kriminelët serbë të luftës, strukturat e Serbisë në Kosovë dhe politikanët e lartë të korruptuar? Një gjyqësor i këtillë, pasiv ndaj këtyre çështjeve, tashmë është thelbësisht i dirigjuar, dhe jo vetëm i ndikuar politikisht!", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

m.xh/NOA

KOMENTE