English

Berisha: Nanon e ftova vetë për darkë në Vjenë, ja arsyet

Tiranë, 19 prill, NOA Update - "Në Vjenë, në një moment historik për vendin, do të ftoja liderin historik të së majtës shqiptare për një takim, i cili kishte disa arsye".

Kështu do ta niste sqarimin e tij publik gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Sali Berisha, lidhur me takimin që bëri me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano në Vjenë, rrugës së gjatë me makinë nga Brukseli në Tiranë.

"Nuk mund ta anashkaloja Fatos Nanon pa e takuar në këtë moment historik për vendin. Lideri historik i së majtës shqiptare, pavarësisht se ku ndodhet, ka meritat e tij dhe askush nuk mund t'ia mohojë", sqaroi Berisha për takimin i cili zgjoi kërshërinë e gjithë opinionit publik fundjavën që sapo kaloi.

Më tej, Berisha tha se "ishte pikërisht Fatos Nano ai që e mori Partinë e Punës së Shqipërisë të kryesuar nga një njeri për 50 vjet me radhë dhe e ktheu atë në një parti që e zgjodhi kryetarin edhe anëtar të thjeshtë, siç ishte ai vetë".

"Nano e anëtarësoi Partinë Socialiste në Internacionalen Socialiste, ndërsa në vitin 2005, ai me një qëndrim dinjitoz mbajti fjalën që u kishte dhënë mbështetësve të tij se do të dorëhiqej pas humbjes, duke dhënë një standard të qytetëruar të politikës shqiptare", vijoi rrëfimin e tij Berisha, rreth takimit me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Duke përfunduar me fjalët dhe vlerësimin se "duke takuar Nanon, ka shprehur respekt për të majtën shqiptare në proceset integruese të vendit" dhe prandaj e quan për detyrë të bëjë transparencën e këtij takimi i cili zhvillohej në një darkë, 20 vjet pas darkës së përbashkët në Trieste. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE