Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE: Nuk ka sërish rrezik përmbytjeje në zonën e Shkodrës
English

METE: Nuk ka sërish rrezik përmbytjeje në zonën e Shkodrës

Tiranë, 19 Prill NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thotë se po ndjek me vëmendje situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, ku prurjet janë rritur ditët e fundit për shkak të reshjeve të shiut kurse siguron se nuk ka rrezik përmbytjesh të reja në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës

Për këtë situatë u mblodh sot edhe Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me kërkesën e Sekretaritit Teknik të shkarkimit të kuotave pranë Koproratës Elektroenergjetike Shqiptare. Mbledhja e Komisionit të Posaçëm u drejtua nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Leonard Beqiri, i cili informoi mediat dhe opinionin publik mbi të dhënat në Hidrocentralin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Zv.ministri Beqiri shprehu gatishmërinë e METE në monitorimin e situatës në Kaskadën e Drinit dhe tha se nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës.

Përsa i përket gjendjes në Kaskadën e lumit Drin, z. Beqiri informoi se, deri në orën 11.00 të paradites së sotme kuota në liqenin e Fierzës ishte 296.46 m, prurjet 900 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë 460 MWh; në Koman kuota ishte në nivelin e 174.22 m, prurjet 380 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë 600 MWh; ndërsa në Vaun e Dejës kuota ishte në nivelin 75.08 m, prurjet 100 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë prej 250 MWh.

"Duke iu referuar situatës, të cilën Sekretariti dhe Komisioni po e mbajnë nën vëzhgim dhe po e monitorojnë që nga data 15 prill, kur prurjet kanë arritur në nivelin 1400 m3/sek dhe ne filluam shkarkimet, dua të them që kjo situatë është jo për t'u cilësuar alarmante, por për t'u mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim të vazhdueshëm. Grupi i Posaçëm që është mbledhur sot ka për qëllim monitorimin dhe menaxhimin e kësaj situate", u shpreh zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Beqiri bëri të ditur dhe vendimin e marrë nga Komisioni i Posaçëm, duke marrë parasysh prurjet në hidrocentrale. Sipas këtij vendimi, që nga mesdita e sotme, në Vaun e Dejës po shkarkohet me 750 m3/sek nga portat; në Koman po shkarkohet 600 m3/sek dhe në Fierzë 650 m3/sek nga portat.

"Shkarkimet do të vazhdojnë derisa niveli në Hidrocentralin e Fierzës të shkojë deri në 295 m, niveli i lejuar dhe i parashikuar në Rregulloren e shkarkimit të vitit 1988. Situata është e tillë që duhet mbajtur në vëzhgim në çdo moment dhe kjo po bëhet nga Grupi i Posaçëm dhe Sekretariati Teknik. Në këto tre ditë në vazhdim parashikohen reshje të shumta. Shkarkimet do të vazhdojnë. Nuk jemi në kushte alarmante që të themi se do të ketë rrezik përmbytjeje. Çdo gjë do ta kemi në vëzhgim të plotë", tha z. Beqiri, ndërsa theksoi se për situatën është njoftuar pushteti vendor në qarkun e Shkodrës dhe Emergjencat Civile.

Në fund të mbledhjes së sotme të Komisionit të Posaçëm, zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës iu përgjigj interesit të mediave të pranishme.

I pyetur lidhur garancitë për rrezikun që mund të vijë nga kjo situatë, z. Leonard Beqiri u shpreh se: "Garantimi i Kaskadës nuk bëhet me deklaratat e personave që janë përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë apo këtij Grupi të Posaçëm, por bëhet gjithmonë duke iu referuar Rregullores së shkarkimit të kuotave. Ka një siguri teknike, ka një rregullore që tregon se si duhet të veprohet. Pra, në këto kushte, me këto shkarkime që kemi, nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës".

Lidhur me prodhimin e energjisë, zv.ministri z. Beqiri tha se, ai ka arritur në gati 30 milion kWh, eksporti në 17 milion kWh dhe ky regjim do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

e.r/NOA

KOMENTE