English

Rinisin disa fluturime në Aeroportin e Tiranës

Tiranë, 19 prill, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton sot se deri në orën 14.30 kanë operuar 8 fluturime drejt destinacioneve të Barit, Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. Të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anuluar deri në një njoftim të dytë.

TIA sqaron se pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Gjithashtu, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera.

Në këtë mënyrë informohet se janë të mundura fluturimet vetëm për pesë destinacione operative nga Aeroporti i Tiranës deri në 14.30 të ditës së sotme.

m.xh/NOA

KOMENTE