Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish trazira në Kirgistan, tubohen mbështetësit e presidentit të përmbysur
English

Sërish trazira në Kirgistan, tubohen mbështetësit e presidentit të përmbysur

Bishkek, 19 prill, NOA - Kirgistani është përfshirë sërish nga trazirat, ndërsa presidenti i përmbysur i këtij vendi, Kurmanbek Bakijev, u deklarua se u largua nga vendi i tij dhe një qeveri e përkohshme e opozitës ka marrë në dorë situatën.

Presidenti i përmbysur, Bakijev, ka shkuar në Kazakistan, tetë ditë pasi ai ishte detyruar të largohej nga kryeqyteti Bishkek, për shkak të trazirave të dhunshme.

Por duket se trazirat nuk qenkan ndalur këtu, ndërsa mbështetësit e presidentit të përmbysur të Kirgistanit, janë tubuar sot në qytetin jugor Xhalal-Abad.

Raportohet se në sheshin kryesor të këtij qyteti ishin tubuar afro 1500 vetë, që mbanin mbishkrime kundër qeverisë së përkohshme.

Mbështetësit e Kurmanbek Bakijevit, lirisht hynin në ndërtesën rajonale të qeverisë. n.e/NOA

KOMENTE