Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata ekonomike, PS: INSTAT e nxori të vërtetën e punësimit
English

Situata ekonomike, PS: INSTAT e nxori të vërtetën e punësimit

Tiranë, 19 Prill NOA - Partia Socialiste tha sot se pas kërkesave këmbëngulëse të përsëritura prej saj, Instituti i Statistikave të Manipuluara vendosi të publikojë të vërtetën e punësimit në Shqipëri. Deputeti socialist Ilir Beqja doli sot në mesditë para medieve dhe tha se në dhjetor të vitit 2009 papunësia arriti në 13.75 për qind duke përkeqësuar me 1 pikë vetëm në tremujorin e fundit. Jemi kthyer aty ku ishim në dhjetor 2006.

"Mrekullia ekonomike e trumbetuar nga kryeministri nuk ka sjellë asnjë përmirësim në zvogëlimin e papunësisë, plagës më të madhe të 20 viteve të fundit", - tha Beqja.

Ai nënvizoi se vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2009, forcat e punës në Shqipëri janë pakësuar me 71 mijë vetë.

Por, të tjera shifra të publikuara së fundmi, shpjegojnë sipas PS, dhe motivin e vërtetë të vonesës në deklarimin e të vërtetave. Edhe kjo vonesë është pjesë e skenarit ogurzi për të fshehur të vërtetën e krizës ekonomike shqiptare.

Sipas Beqës, sot, mund të provohet se deklarimet për hapje të 80 mijë vende të punës, ishin thjesht dhe vetëm një mashtrim në funksion të deformimit të rezultatit elektoral dhe se deklarimet për dyfishim të pagave ishin po ashtu një mashtrim.

"Sot, provohet zyrtarisht ajo çfarë kemi deklaruar në PS se pagesa e papunësisë është vetëm 6,300 lekë në muaj. Pra, secili nga 10 mijë kryefamiljarët në pagesë papunësie, ka në ditë vetëm 210 lekë për familjen e tij ose 4 herë më pak se minimumi jetik", - deklaroi Beqja.

Ai shtoi se sot, provohet zyrtarisht ajo çfarë kemi deklaruar në PS se ndihma ekonomike është 3,900 lekë në muaj, pra, secili nga 90 mijë kryefamiljarët në ndihmë ekonomike, ka në ditë vetëm 130 lekë për familjen e tij ose 6 herë më pak se minimumi jetik.

Për deputetin socialist, këto fakte, të pranuara edhe zyrtarisht, dëshmojnë se kjo qeveri nuk është e aftë të qeverisë për të zgjidhur krizën, por vetëm të mashtrojë e të gënjejë publikun me shifrat e ekonomisë, ndërsa familjet shqiptare e kuptojnë më mirë se çdo ministër gjendjen e vërtetë të krizës ekonomike në xhepat e tyre.

e.r/NOA

KOMENTE