English

Vullkani, shpërthimi i fundit zgjati 2 vjet

Islandë, 19 prill, NOA - Vullkani Eyjafjalajokul që shpërtheu në Islandë ka marrë pothuajse gjithë vëmendjen e botës. Problemi është se askush nuk e di se kur kjo do të përfundojë.

Hiri është gjeneruar nga ftohja e shpejtë e llavës në kontakt me ujin e akullnajave që shkrijnë. Për këtë arsye, deri sa të ketë ujë do të vazhdojë dhe hiri.

Duke iu referuar të thënave historike: shpërthimi i fundit i të njëjtit vullkan, i cili ndodhi më 1821, zgjati dy vjet.

Reja e madhe e hirit në atmosferë gati ka paralizuar të gjithë trafikun ajror në Evropë, ku për pasojë pasagjerët që udhëtojnë në Evropë janë bllokuar për disa ditë dhe dëmet ekonomike gati po i kalojnë ato të provokuara nga goditja e kullave binjake në Amerikë, ku fluturimet u bllokuan për tre ditë.

a.k/NOA

KOMENTE