English

Aguero zgjedh Çeslin

Angli, 20 Prill NOA - Sergio Aguero ka bërë zgjedhjen e tij dhe ajo mban emrin e skuadrës së Çelsit. Vetë lojtari në një deklaratë të dhënë për shtyp ka shprehur dëshirën e tij për sezonin e ardhshëm, ku ka kërkuar të veshë bluzën e kësaj skuadre.

Kështu mund të kujtojmë që dhe në merkaton e shkuar ekipi londinez ka shfaqur interes për argjentinasin dhe vetë lojtari në lidhje me këtë fakt pohoi se ishte vetëm një hap larg atij ekipi, ku me shumë mundësi sezonin e ardhshëm ai mund të bëhet pjesë e tij.

Me sa bëhet i ditur nga vetë mediat britanike klubi spanjolli Atletikos së Madridit, e kishte rritur kërkesën e çmimit të lojtarit në 60 milionë euro dhe për këtë arsye Çelsi u tërhoq por, këtë sezon të merkatos pritet që akordi midis dy klubeve të gjendet dhe Aguero të bëhet pjesë e Çelsit.

r.b/NOA

KOMENTE