Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Linjë hekurudhore me Kosovën
English

Berisha: Linjë hekurudhore me Kosovën

Tiranë, 20 prill, NOA- Pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, kryeministri Sali Berisha ka hedhur idenë e një projekti të ri mes dy vendeve, atë të ndërtimit të linjës hekurudhore. Deklarata e kryeministrit Berisha është bërë sot gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni.

Pas vlerësimit për ndërtimin e rrugës, Durrës-Kukës, Berisha ka thënë se "se është e rëndësishme që të dy vendet të ndërmarrin hapat për studimin e fizibilitetit për një projekt të dytë madhor që do të zgjeronte lidhjet midis tyre, por edhe mbarë rajonin, ndërtimin e linjës hekurudhore midis dy vendeve".

Në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, në veçanti për promovimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, në fushën e energjisë si dhe bashkëpunimit rajonal dhe në kuadër të integrimit europian dhe atë euroatlantik.

Duke vlerësuar arritjet e mëdha të Kosovës, Kryeministri Berisha theksoi se Kosova është shndërruar tashmë dhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

Hyseni e informoi Kryeministrin Berisha për fillimin e punimeve për pjesën e rrugës së kombit që kalon në Kosovë dhe e falënderoi edhe një herë për kontributin e tij për realizimin e veprës madhore të kombit, rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Ministri Hyseni e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Sejdiu, Kryeministrit Thaçi.

m.xh/NOA

KOMENTE