English

Falsifikonin biletat për të fituar çmime

Itali, 20 Prill NOA - Falsifikonin biletat e Kinder Ferrero dhe kjo për të marrë çmimet që ofronte ajo në rast se rezultojë fitimtar.

Në lidhje me këtë fakt janë arrestuar 39 konsumatorë të saj dhe për to do të mbahet një proces gjyqësor ku do të vendosen dhe dënimet në lidhje me këto trukime.

Personat në fjalë në biletat në të cilat shkruhej "nuk keni fituar" arrinin të hiqnin pjesën mohuese "nuk" dhe më pas kërkonin të merrnin çmimet përkatëse.

Kështu të gjithë personat të cilat janë ndaluar akuzohen për vjedhje dhe falsifikim.

r.b/NOA

KOMENTE