Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 8 persona, ishin shpallur në kërkim
English

Kapen 8 persona, ishin shpallur në kërkim

Durrës, 20 prill, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga 8 persona, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA se i pari në listën e të kapurve është Shkëlqim Keçi, 36 vjeç, banues në Thumanë, i cili duhet të shlyejë gjobën e konvertuar nga 53 ditë burg për veprën penale të kontrabandës me mallra.

Ndërsa i dyti, është Bukurim Zekjiroski, 30 vjeç, maqedonas, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vjedhje.

Kurse Fejzi Shemollari, 26 vjeç, banues në Durrës është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të dezertimit, ashtu si edhe 22-vjeçari Fitim Dumani, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Por është arrestuar edhe Lefter Hoxha, 38 vjeç, banues në Durrës, i cili është dënuar me 40 ditë burg pasi nuk u ka dhënë fëmijëve para për jetesë.

Një tjetër i arrestuar mësohet të jetë edhe Ernest Gila, 21 vjeç, banues në Durres, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë (të arrestuar) ka kryer një vjedhje.

Për Lulëzim Metën, 39 vjeç, banues në Nikël të Krujës, ekzistojnë edhe 70 ditë burg për t'u kryer për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

I fundit në listë mësohet se është 42-vjeçari Arben Sokoli, banues në Kukës, i cili dyshohet se ka vjedhur një dyqan tek Shkembi i Kavajës.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre personave iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE