English

Kapet 25 kilogramë hashash, 4 të arrestuar

Tiranë, 20 prill, NOA - Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë mbrëmjen e djeshme 25 kilogramë cannabis sativa të destinuara për shitje në tregun e Kamzës dhe të Tiranës.

Gjithashtu, policia ka arritur të arrestoj dhe katër persona të cilët kryenin transportin e drogës nëpër një rrugë dytësore në Kamës, duke ju shmangur prej kohësh forcave të rendit. Sipas policisë, operacioni i koduar "Terreni i Vështirë" u realizua pas një hetimi 4 mujor, ivestigimi dhe ndjekjeje të autorëve.

Të arrestuarit janë: Zeqir Mehmet Karaj, 46 vjeç, lindur e banues në Mafsheq të rrethit Krujë, Kujtim Sadik Murati, 19 vjeç, lindur e banues në Kamëz Tiranë, Idajet Zeqir Karaj, 20 vjeç, lindur e banues në të Mafsheq rrethit Krujë dhe Meslim Fadil Karaj, 19 vjeç, lindur e banues në Mafsheq te rrethit Krujë.

Personat janë arrestuar mbrëmë në Zall Herr, pranë Urës së Bovillës. Nga kontrolli i ushtruar në makinën fuoristrad "Nissan" me targa Kr.6415 A u sekuestrua sasia prej 25 kg lëndë narkotike.

Sipas policisë droga vinte nga qyteti i Krujës me destinacion tregun e shitjes në Kamëz e Tiranë.

"Për të ushtruar këtë aktivitet kriminal, shtetasit të së njëjtës familje, Zeqir, Idajet dhe Meslim Karaj, ja sillnin nga Kruja shtetasit Kujtim Murati për në Kamëz Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka zbardhur dhe itinerarin e ndjekur nga të arrestuarit duke ju shmangur forcave të rendit. Për të arritur në Kamzës, ata kalonin në një terren të vështirë buzë malit përmes fshatrave Noj, Bruz, Curril deri në Urën e Bovillës.

Bashkë me drogën e sekuestruar policia ka marrë si provë materiale dhe një peshore e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike si dhe automjeti me të cilën transportohej lënda narkotike.

m.xh/NOA

KOMENTE