Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE: Përmbytjet, edhe nga mungesa e argjinaturës dhe kaosi urban
English

METE: Përmbytjet, edhe nga mungesa e argjinaturës dhe kaosi urban

Tiranë, 20 prill, NOA - Përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës kanë ardhur edhe si pasojë e mungesës së argjinaturës dhe kaosit urban.

Në këtë përfundim kanë arritur specialistët e komisionit të posaçëm të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të mbledhur nën drejtimin e zv/ministrit Leonard Beqiri, sipas të cilëve duke u nisur nga situata e krijuar së fundmi nga reshjet e shumta të shiut, të gjitha vendimet janë marrë në interes të ruajtjes së sigurisë së kaskadës së Drinit.

"Në 24 orët e fundit, është përkeqësuar situata në kaskadën e Drinit si pasojë e reshjeve të shumta. Duke parë këtë situatë, e cila është monitoruar hap pas hapi nga Sekretariti Teknik pranë KESH dhe nga grupi i posaçëm, janë marrë vendime në vazhdimësi dhe në interes të ruajtjes së sigurisë së Kaskadës së Drinit. Shkarkimet ka qenë të tilla, në varësi të prurjeve", u shpreh zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Nga ana e tij, drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku, tha se përsa i përket Fierzës, duke iu referuar të dhënave deri në orën 11.00 të paradites së sotme, shkarkimet janë me 710 m3/sek, prurjet 1360 m3/sek, ndërkohë që niveli rritet më 1 cm në orë.

Megjithatë, duke pasur parasysh se tre orë më parë prurjet ishin 1560 m3/sek, drejtori i KESH tha se kjo është shenjë e uljes së prurjeve.

n.e/NOA

KOMENTE