Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moratinos, me lajme të këqija në Shkup
English

Moratinos, me lajme të këqija në Shkup

Madrid, 20 prill, NOA - Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit kryeson aktualisht Bashkimin Evropian sot pritet të vizitojë Shkupin, në një mision të ri të BE-së për të bërë presione lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit dhe zhbllokimin e proceseve euro-integruese të Maqedonisë.

Në takimet e lartpërmendura me kreun shtetëror, Moratinos do të kërkojë që të shtohen përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Athinën zyrtare.

Brukseli zyrtarë përmes emisarëve dhe zyrtarëve të lartë ka shtuar presionin ndaj Maqedoninë që të pranojë një zgjidhje kompromisi për kontestin disavjeçar që po pengon integrimin e Maqedonisë.

Afati i fundit i përcaktuar nga BE është muaji qershor.

Burime për agjencinë e lajmeve INA thonë se Maqedonisë do ti rekomandohet që të pranojë propozim emrin "Republika e Maqedonisë Veriore", një propozim që ka marrë dritën jeshile edhe nga Athina zyrtare.

Zyrtari i lartë i Spanjës dhe BE-së, sipas të gjitha gjasave, gjatë vizitës do të preokupohet edhe në lidhje me samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbahet në fillim të qershorit në Sarajevë.

Zyrtarë spanjollë kanë deklaruar se Madridi nuk do të heqë dorë nga organizimi i këtij samiti, pavarësisht vështirësive që kanë për t'i bërë bashkë liderët e Ballkanit, sidomos për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina si dhe problemeve tjera.

Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinis gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski si dhe deputetë të Parlamentit të Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE