Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ‘martesë italiane' në Muzeun Historik Kombëtar
English

Një ‘martesë italiane' në Muzeun Historik Kombëtar

Tiranë, 20 prill, NOA - Seria "Vështrime italiane" do të shfaqë sot në mbrëmje në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar filmin "Matrimonio all'italiana" (Martesë italiane) .

Ky film i realizuar nga regjisori Vittorio de Sica është filmi i tretë i serisë "Vështrime italiane", që po shfaqen çdo ditë në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Një film i vitit 1964, një skenar i ndërtuar sipas veprës "Filomena Marturano" të Eduardo de Filippos.

Skenari na tregon për historinë e një biznesmeni që për vite me radhë ka patur një lidhje paralele, një grua për dashnore, ndërsa ka vendosur të martohet me një tjetër.

Interpretojnë Marcello Mastroianni në rolin e Domenico Soriano-s, Sophia Loren - Filumena ,etj.

"Matrimonio all'italiana" kandidoi për Oscar më 1966 si filmi më i mirë i huaj dhe për aktoren protagoniste.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE