Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia Rrugore, 616 gjoba vetëm ditën e djeshme
English

Policia Rrugore, 616 gjoba vetëm ditën e djeshme

Tiranë, 20 prill, NOA - Në kuadrin e shtimit të kontrolleve ndaj drejtuesve të mjeteve, forcat e Policisë Rrugore të Tiranës vetëm gjatë ditës së djeshme kanë vendosur 616 gjoba.

Nga ana tjetër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke i ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

n.e/NOA

KOMENTE