English

Prezantohet në Tiranë "Bota e Ndryshimit"

Program i mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania

Tiranë, 20 Prill NOA - Në vijim të një turneu prezantues në disa qytete të vendit, Fondacioni Vodafone Albania ka organizuar në Tiranë një takim të zgjeruar me përfaqësues të shoqërisë civile, studentëve dhe të interesuarve të tjerë për të prezantuar programin "Bota e Ndryshimit".

Në këtë takim prezantues morën pjesë edhe 5 fituesit e këtij programi në vitet e shkuara. Paneli prezantues dha hollësi për kriteret e pranimit dhe mënyrën e aplikimit në këtë program dhe më tej iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve.

Programi Bota e Ndryshimit është një mundësi reale për këdo që ka pasionin dhe entuziazmin për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë. Ai nxit individët që të vënë në jetë idetë e tyre për ti ardhur në ndihmë komuniteteve dhe grupeve shoqërore në nevojë.

Ky program për të tretin vit në Shqipëri, këtë radhë i zgjeruar për të pranuar më shumë aplikantë.

Aplikimet pranohen deri në datën 7 maj 2010. Informacione të mëtejshme për kriteret specifike dhe mënyrën e aplikimit për këtë program mund të merren duke vizituar seksionin mbi Fondacionin Vodafone Albania, ose duke klikuar në spotin e saj publicitar tek NOA.

KOMENTE