Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish përmbytje, në Lezhë mbyllen shkollat
English

Sërish përmbytje, në Lezhë mbyllen shkollat

Lezhë, 20 prill, NOA - Një situatë mjaft e rënduar është krijuar mëngjesin e sotëm në qarkun e Lezhës dhe zonën e Nënshkodrës për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë qenë të konsiderueshme gjatë gjithë orëve të natës.

Si pasojë e tyre, me dhjetëra shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra dhe rrugët janë bllokuar për shkak të ujit duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Një panoramë më të plotë të kësaj situate emergjence të krijuar në qarkun e Lezhës e tregon fakti se të gjitha shkollat janë mbyllur pasi ato janë plotësisht të përmbytura.

Ndërsa në Shkodër, referuar të dhënave nga shtabi i emergjencës njofton se më serioze paraqitet në fshatin Arren ku 6 banesa rrezikojnë seriozisht përmbytjen dhe në komunën Ana e Malit ku është dëmtuar rëndë nënstacioni i pompave duke lënë banorët e zonës pa ujë të pijshëm për orë të tëra.

Dhe si në muajin janar, komuna e Dajçit, paraqet probleme përmbytje, ku një pjesë e fushës në fshatin Dragushë është e mbuluar me ujë, por për fat të mirë, rrugët janë të kalueshme.

n.e/NOA

KOMENTE