Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situatë problematike në kaskadën e Drinit
English

Situatë problematike në kaskadën e Drinit

Tiranë, 20 prill, NOA - Situata në kasakadën e Drinit është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat zyrtare nga ministria e energjetikës tregojnë se dita e martë ka shënuar kulmin e prurjeve në kasakadë, ç'ka ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike të rrisë shkarkimet.

Nuk është ende e qartë se sa ditë do të vijojnë portat te HEC-eve të jenë të hapura, por drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku thotë se ka një tendencë përmirësimi për ulje të prurjeve. Deri mesditën e sotme Fierza ndodhet në kuotën e 296.57 cm, me tendencë rritëse me një centimetër në orë.

"Dita e sotme shënoi kulmin e prurjeve me 1600 metër kub në sekondë, ndërkohë që ka një tendencë rënëse. Megjithatë shkarkimet do të vijojë në kuotën e afro 2000 metra kub për sekond", shprehet Stojku.

Situata konsiderohet shqetësuese dhe ministria energjetikës ka lajmëruar pushtetin lokal në Shkodër të marrë masa për banorët. Zyrtarisht pranohet se rruga për në fshatin Bërdicë dhe Obot kalohet me makina të rënda. Ndërkohë që rezultojnë deri në mesditë 500 ha tokë nën ujë. Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare për shtëpi të përmbytura.

Korporta Elektroenergjetike ka nisur shkarkimet në datën 16 prill, si rruga e vetme për të siguruar digat e hidrocentraleve. Ndërkohë prodhimi ka arritur në kuotat maksimale prej 30 milion kë/orë. Në nivele të larta është edhe eksporti.

r.l/NOA

KOMENTE