English

Universiteti i Tiranës, ja rregullorja e re

VETEM PER ABONENTET

Miratohet rregullorja e parë në frymën e Bolonjës

Tiranë, 20 Prill NOA - Universiteti i Tiranës ka miratuar për herë të parë

një rregullore e cila është tërësisht në frymën e Kartës së Bolonjës, jo vetëm për nga sistemi i studimeve, por mbi të gjitha nga mundësitë që u jepen studentëve.

Kjo rregullore e ofruar per lexuesit e NOA nga burime zyrtare te UT, për herë të parë përcakton se studenti ka të drejtë të përsërisë të njëjtin provim deri në tre provime brenda një viti, ose katër për studentët që janë në vit të fundit, duke iu dhënë më shumë shanse studentëve.

Për më tepër, për herë të parë përcaktohet që përveç tre sezoneve tradicionale, mund të shtohen edhe dy sezone të tjera në prill dhe dhjetor me propozimin e Këshillave Studentorë, të cilat janë me pagesë, dhe që u japin më shumë mundësi riprovimi studentëve.

Gjithashtu, një tjetër risi është përcaktimi i numrit total të lëndëve që mund të japë provim një student për ciklin e studimeve, duke ulur ndjeshëm mbingarkesën në lëndë dhe duke i dhënë më shumë peshë thellimit të studentit në lëndët që i nevojiten për profesionin e tij të ardhshëm.

e.r/NOA

Merrni këtu rregulloren e re të plotë

KOMENTE