Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoblinda dhe policë të maskuar kryejnë operacion antidrogë në Tiranë
English

Autoblinda dhe policë të maskuar kryejnë operacion antidrogë në Tiranë

Tiranë, 22 Prill NOA - Banorët e zonës periferike të Tiranës u shtangën sot pasdreke kur autoblinda të Forcave Speciale, mbushur me policë me maska dhe makina policie që i ndiqnin nga pas, mbushën rrugët e tyre duke krijuar një klimë sa sigurie aq dhe frike gjatë minutave të një operacioni special për kapje lëndësh narkotike.

Operacioni nisi te kryhet në zonën e Shkozës dhe "Ali Demit" me shtrirje deri ne Domje dhe po vazhdon ende. Në të marrin pjesë rreth 30 forca speciale të ndjekura nga agjentë civilë të antidrogës së Tiranës, raporton nga vendngjarja, gazetari i NOA.

Për momentin disa persona janë të shoqëruar kurse si rezultat i kontrollit të kryer në disa banesa dhe dy dyqane, janë zbuluar sasi marihuane që vlerësohet të jenë rreth një kuintal.

Policia e Shtetit konfirmoi për agjencinë NOA kryerjen e operacionit por tha se mbi numrin e të ndaluarve e identitetet e tyre si dhe rezultatet e kontrolleve do të shprehet në orët në vazhdim.

e.r/NOA

KOMENTE