English

Çarmatimi bërthamor, mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s

Talin, 22 prill, NOA - Një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut nis sot në Talin, kryeqytetin e Estonisë.

Parashikohet që gjatë këtij takimi dy ditor të diskutohet në rend të parë të ditës, marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për çarmatimin bërthamor.

Por edhe ndikimi i kësaj në raportet mes NATO-s e Moskës do të përbëjë një ndër temat kryesore të takimit. Në fund, palët do të diskutojnë edhe mbi problematikën e armatimit bërthamor, që gjendet në disa prej vendeve të Aleancës.

n.e/NOA

KOMENTE