Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e emrit, propozohet Marrëveshja e Ohrit 2
English

Çështja e emrit, propozohet Marrëveshja e Ohrit 2

Shkup, 22 prill, NOA - Eksperti izraelit dhe ish-këshilltari i qeverisë së Maqedonisë, Sam Vaknin ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të zgjidhur kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit është ndërkombëtarizimi i kësaj çështje nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare, si ajo e Ohrit.

"E vetmja mënyrë për të zgjidhur kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë është për ta ndërkombëtarizuar atë me një Marrëveshje të re, si ajo e Ohrit. Negociatat duhet të jenë të hapura ku përveç partive kryesore dhe negociatorit të OKB, Metju Nimiç, të pranishëm duhet të jenë SHBA, BE dhe ndoshta edhe Rusia", ka theksuar Vaknin.

Sipas tij, marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet nga Maqedonia dhe Greqia, ndërsa si garantues duhet të jenë SHBA-të dhe BE-ja.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk është e paprecedent sepse ajo duhet ti ngjajë Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të 2001, e garantuar nga ndërkombëtarët.

NOA-INA

KOMENTE