English

Dhoma e Tregtisë, marrëveshje bashkëpunimi me homologen e Sienës

Tiranë, 22 prill, NOA - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Siena të Italisë.

Dy kryetarët e Dhomave, ai i Tiranës, Nikolin Jaka dhe ai i Sienës, Massimo Guasconi e nënshkruan këtë marrëveshje në prani të drejtorit të Institutit për Tregëti të Jashtme në Tiranë, Francesko Vituli si dhe të bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë në Tiranë.

"Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, ku vëllimi tregtar me të arriti në 1 miliarde e 404 milionë euro gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 912 milionë euro importe nga Italia për në Shqipëri", u shpreh kryetari i Dhomës së Tiranës, Nikolin Jaka.

Më tej, ai ka premtuar se "investuesi italian do të gjejë gjithnjë në Shqipëri një mjedis mikpritës dhe vlerësues për sipërmarrjen e tij".

n.e/NOA

KOMENTE