Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faturat e energjisë, qytetarët denoncojnë abuzimet
English

Faturat e energjisë, qytetarët denoncojnë abuzimet

Tiranë, 22 prill, NOA - Qytetarët e Tiranës vazhdojnë të denoncojnë abuzimet e OSSH-së me faturat e energjisë elektrike, ku rasti i sotëm ka qenë ai i një familje me 9 pjesëtarë, në zonën Shkoza 2, e cila jeton me ndihmë ekonomike prej 6800 lekë të reja në muaj dhe ka lidhur kontratë me KESH-in, në vitin 2008.

Dhe pse burim të vetëm jetese kishin ndihmën ekonomike, që nga 2008 e deri në vitin 2010 e kishin paguar rregullisht energjinë, ndërkohë që në datën 17 prill kësaj familjeje i vjen një procesverbal për ndërprerje të dritave në mënyrë të menjëhershme, pasi duhet të paguajë vitin 2007, me motivacionin se ka marrë energji pa pagesë, nga data 1 janar 2007-31 janar 2010, ndërkohë që në librezë rezulton që i ka të paguara.

Për t'u solidarizuar me këta banorë kanë qenë edhe deputeti i PS Ditmir Bushati, si edhe kryetarja e njësisë numër 1, Lindita Nikolla.

"Ne sot kemi ardhur për t'u solidarizuar me këto 100 familje, të cilët vuajnë në mënyrë të mjerueshme këtë padrejtësi dhe do të jemi këtu për çdo familje që do të ketë nevojë për ndihmën tonë dhe i bëjmë thirrje edhe këtyre familjeve që më datën 30 prill të solidarizohen me të gjithë popullin shqiptar për ti dhënë mësimin e duhur qeverisë së Sali Berishës", kanë deklaruar ata.

n.e/NOA

KOMENTE